FRANCE – Prokurori i Republikës së Francës ka deklaruar para mediave mbrëmjen e sotme se të paktën dy persona janë të dyshuar për masakrën në revistën “Charlie Hebdo” dhe ata janë në kërkim, por ende nuk mund të jepen detaje, për të mos prishur hetimin. Mësohet se tre shërbime të Policisë Franceze kanë nisur një operacion: Siguria e Brendshme, Antiterrorizmi dhe Seksioni Antiterrorist i Policisë Gjyqësore të Parisit.

 

Po ashtu, këtë mbrëmje, Presidenti Hollande ka mbledhur përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Francë, ashtu siç ishte programuar, për t’iu uruar Vitin e Ri, por takimi nisi jo me urim, por me një minutë heshtjeje për viktimat.

 

 

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: