KROACI

Mijëra kroatë demonstruan në Zagreb të shtunën, duke kërkuar masa më të ashpra kundër dhunës në familje dhe më shumë trajnime për punonjësit në institucionet shtetërore për t’i ndihmuar ata të zgjidhnin problemet, raporton Reuters.

Tubimi u nxit nga një rast i fundit në ishullin Pag të Adriatikut, ku një prind  hodhi katër fëmijët e tij nga një dritare e katit të sipërm. Fëmijët, të moshës tre, pesë, shtatë dhe tetë, pësuan lëndime të rënda.

“Ne duam që dhuna në familje të trajtohet si një vepër penale”, tha një nga organizatorët e protestës .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb