Izraeli vazhdon ende të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie.

Të paktën 126 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë, janë vrarë dhe 920 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve. Qindra familje palestineze janë strehuar nëpë shkollat ​​ për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.

Rreth 10,000 palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre në Gaza mes ofensivës izraelite.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha armiqësive, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua që ofensiva do të vazhdojë “siç është e nevojshme për të rivendosur qetësinë në shtetin e Izraelit”.

Hamasi lëshoi ​​një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit, duke goditur qytetin Ashkelon në orët e para të së Premtes.

Të paktën gjashtë izraelitë dhe një shtetas indian janë vrarë. Ushtria izraelite tha se qindra raketa janë qëlluar nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në Izrael.

Ndërkohë, dhuna po zhvillohet midis kolonëve izraelitë dhe qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, si dhe në Izrael. Në një përshkallëzim tjetër të mundshëm, të paktën tre raketa u qëlluan nga Libani i Jugut drejt Izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb