Mijëra persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në qytetin ukrainas, Mariupol, me pak ushqime, ujë dhe ilaçe, si pasojë e bombardimeve ruse.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se Ukraina shpreson në hapjen e korridorit të sigurt për të evakuuar civilët me makina private të premten. Si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme, largimi nga qyteti është kthyer në proces të vështirë.

Të mërkurën kanë arritur të largohen rreth 3,300 njerëz nga ky qytet, pas negocimit të korridoreve nga zyrtarët ukrainas dhe ata rusë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: