Rreth 4.000 protestues u mblodhën të shtunën në Paris në demonstrata solidarizuese me palestinezët për shkak të agresionit izraelit, sipas raportimeve të mediave.

Në tubimin që u mbajt në Sheshin Republique të organizuar nga Shoqata e Solidaritetit Francë-Palestinë, protestuesit brohorisnin “Palestina do të jetojë, Palestina do të fitojë” dhe “Izraeli vrasës, Macron-i bashkëpunëtor”.

Demonstruesit gjithashtu mbanin pankarta ku shkruhej: “Palestina e Lirë”, “Stop bombardimeve në Gaza” dhe “Sanksione ndaj Izraelit”.

Në tubim morën pjesë OJQ, përfshirë shoqatat kundër racizmit dhe grupet hebreje anti-sioniste.

Ndërkohë, deputetë nga partitë e opozitës që morën pjesë kritikuan vendimin e qeverisë për të ndaluar demonstratat solidarizuese me Palestinën/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb