KORCE- Një tjetër natë madhështore dhe e paharrueshme nën logon e Festës së Birrës, dhe Birrës Korça, po “shijohet” nga të gjithë ata që preferojnë këtë birrë si kurrë më parë në një shesh të tejmbushur. Mijëra pjesëmarrës, numri i të cilëve ka ardhur në rritje nga nata në natë, duke kaluar shifrën e 50 mijë personave, po festojnë natën e fundit të kësaj feste.

Presidenti i birrës “Korça”, Irfan Hysenbelliu ka komentuar pjesëmarrjen e qytetarëve në natën e fundit të Festës së Birrës. Mbi 40 mijë veta i janë drejtuar qytetit të Korçës për të kaluar momente festive e të këndshme nën shoqërinë e birrës “Korça” dhe tingujve të muzikës.

E ndërsa vlerëson pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve nga mbarë vendi në këtë event, Hysenbelliu thotë se “festa e birrës lindi prej birrës ‘Korça’”.

Presidenti i birrës “Korça” ka ndarë me të gjithë ata që preferojnë e shijojnë këtë birrë një nga projektet e ardhshme. Hysenbelliu tha se në vitin 2016 do të ketë investim për birrën “Korça” edhe në Londër.

Birra “Korca” edhe këtë vit ka shoqëruar çdo qytetar, me freskinë e saj. Për ta ajo është më e mira. Disa preferuan “brunen” e të tjerë “bjonden”.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb