Mijëra refugjatë sirianë janë duke lëvizur në kufirin e Turqisë për t’iu larguar luftimeve të ashpra në afërsi të qytetit Alepo.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, tha se janë mbi 70 mijë sirianë që i janë drejtuar kufirit dhe brenda pak orësh do të futen në territorin turk.

Sulmet intensive të Rusisë nga ajri kanë ndihmuar trupat qeveritare siriane të përparojnë pranë qytetit më të madh të vendit.

Ndërkohë, Rusia akuzoi një ditë më parë Turqinë se po përgatitet të pushtojë Sirinë.

Të enjten, një zëdhënës i ushtrisë së Arabisë Saudite tha se vendi i tij është gati të dërgojë trupa këmbësorë në Siri për të luftuar kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Por më parë indeja duhet të pranohet nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA gjatë takimit muajin e ardhshëm në Bruksel.

(E.G./BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb