Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, u liruan nga një burg në periferi të Kabulit, ndërsa talebanët bënë thirrje për një “tranzicion paqësor” të pushtetit.

Kjo, sipas mediave të huaja, erdhi pasi trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve herët të dielën.

Baza ka burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur. Ai është më i madhi në Afganistan dhe i njohur për kushtet e tij të këqija, shkruan tg.

Blloku i qelive të sigurisë maksimale mbante anëtarë të al-Kaedës dhe talebanëve, thanë raportet, shkruan Business Insider.

Dhe pamjet e publikuara nga një agjenci e pavarur afgane e lajmeve, e cila mbështet talebanët, duket se tregojnë militantët që i lënë të burgosurit të largohen.

Banorët vendas thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna me armë nga objekti, raportoi BBC. Talebanët mbërritën në periferi të Kabulit të dielën, disa ditë pasi pushtuan qytete të tjera të mëdha në vend.

Ministri në detyrë i brendshëm afgan, Abdul Sattar Mirzakwal tha se vendi tani do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” në një qeveri kalimtare të udhëhequr nga talebanët, raportoi Associated Press.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe zëvendëspresidenti Amrullah Saleh tashmë janë larguar nga vendi, sipas Reuters.
Në fund të korrikut, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kërcënimi nga grupet terroriste si Shteti Islamik dhe Al-Kaeda po zgjerohej në Afganistan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb