Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’ foli për situatën epidemiologjike, variantin e ri Omicron të COVID dhe masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusit.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Brataj tha se vaksina kundër Covid mund të aplikohet paralelisht me vaksinën kundër gripit.

Ndërsa foli për variantin Omicron, kreu i Urgjencës Kombëtare sqaroi se nuk është një virus i ri, por mutacion i virusit ekzistues, ndërsa këshilloi aplikimin e vaksinës si e vetmja armë kundër virusit.

Pjesë nga biseda në studio:

-Mund të aplikohet paralelisht vaksina kundër Covid me vaksinën e gripit?

Brataj: Sigurisht.

Pas qendrave tregtare…kush mund të preket tjetër nga masat?

Brataj: Kemi vënë re që është ulur mosha e vaksinuarve. Pjesa më e madhe e të vaksinuarve janë të rinj. Para dy ditësh u hap edhe thirrja që kush do të bëjë dozën e tretë mbi 18-vjeç. Janë rreth 500-600 mijë qytetarë nën moshën 18 vjeç që janë akoma burime infeksioni. Shumë vende të tjera e kanë ulur moshën e vaksinim më shumë sepse kjo është e vetmja armë.

Varianti Omicron i COVID-19 dhe simptomat ndryshe?

Brataj: Nuk është virus i ri është mutacion është në natyrën e virusit. Mund të ketë kaluar më 100 mutacione, por ato që japin patologji janë këto variante që kemi pasur. Është vënë re më shumë si një ruf… Mendoj se transmetohet më shpejt, dhe kjo shkakton një numër më të madh të infektuarish ndaj edhe kujdesi duhet. Nuk mund të them me siguri nëse është më agresiv apo jo. Në parimet e mjekësisë mund të themi që sa më shumë kalon koha ulet virulenca.

Më tej ai shtoi se për të marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, duhet të jenë bërë 6 muaj nga doza e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb