Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë, i katërti që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Marcelo Queiroga, me profesion kardiolog, do të zëvendësojë në detyrë ministrin aktual, Eduardo Pazuello, një oficer ushtrie në të kaluarën, pa historik në shëndetësi. Kjo lëvizje ë kabinetin qeverisës, vjen pasi Brazili është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Që prej fillimit të shpërthimit, vendi ka regjistruar 280 mijë të vdekur, ndërsa sa i përket numrit të infektuarve renditet e dyta në botë pas SHBA-ve.

“Mjeku i nderuar Marcelo Queiroga, do të jetë tani e tutje ministri i ri i Shëndetësisë. Queiroga, e mirëpriti lajmin, por dua ta falenderoj për të gjithë punën e bërë këtë kohë”, tha presidenti Bolsonaro.

Sistemi shëndetësorë në Brazil është në prag të një kolapsi, sipas BBC të thuajse të gjithë spitalet e vendit janë të mbushura përtej kapacitetit të lejuar, çka ka bërë që vendi të jetë me të vërtetë në alarm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: