“Nuk do ta harrojmë kurrë Masakrën e Tripolicës që ndodhi më 23 shtator 1821”, shkroi presidenti turk Erdogan në Twitter duke provokuar Greqinë mes tensioneve që janë shtuar mes vendeve.

Lideri i Turqisë shkroi se në këtë betejë të veçantë “mijëra vëllezër myslimanë turq dhe shqiptarë, si dhe hebrenj, u vranë brutalisht”.

Postimi i Erdogan vjen pasi ai foli nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku akuzoi Greqinë se e ktheu Egjeun në një varrezë refugjatësh”, duke treguar foto të fëmijëve refugjatë të vdekur.

Whatsapp Image 2022 09 23 At 17.18.35
Whatsapp Image 2022 09 23 At 17.18.35

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: