Për të katërtin vit radhazi festivali i muzikës internacionale, “Mik Festival” ka çelur siparin në qytetin e Korçës në një mbrëmje dedikuar muzikës gjermane në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Ndryshe nga vitet e tjera ky festival do të njohë më tepër zgjerim të kufijve rajonalë duke shkuar për herë të parë në Kolonjë, por edhe në mrekullitë e liqenit të Prespës, në Malingrad.

Ekzekutimi i shkëlqyer i Elda Laros dhe dy violinisteve gjermane në natën e parë të “Mik Festival” entuziazmoi të gjithë të pranishmit në sallën e teatrit të Korçës.

Pas më shumë se një viti, ku publikut i kanë munguar aktivitetet kulturore, artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë do të bëhen “MIQ” të juglindjes për të dhuruar 4 net të mrekullueshme me interpretimet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: