Mehmet Qema, 27-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e “5 Majit” në Tiranë, kishte njohje të shumta me personazhe të njohur të botës së artit, por jo vetëm.

Pas vdekjes së tij, të shumtë ishin personazhet e njohur që reaguan. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka postuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me Mehmet Qenën, çka nënkupton dhe miqësinë e afërt mes tyre.

“Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik”, ka shkruar Stresi krahas fotos së publikuar. Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe dy reperët e njohur kosovarë, njëkohësisht edhe vëllezërit, Getinjo e Mozzik, të cikët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së 27-vjeçarit. Për të mos u shkëputur nga Kosova, edhe moderatori Meriton Mjekiqi, i ka bërë një dedikim prekës të ndjerit.
“Edhe pse nuk je në mesin tonë my bro, gjithmon je në zemrën time”.

Në valën e reagimeve e mesazheve ngushëlluese, vihet re edhe ajo e aktorit vlonjat, Romeo Vleshaj, i cili ndihet i pikëlluar nga vdekja e Mehmet Qemës. Veshaj e quante vëlla 27-vjeçarin, ku bashkëngjitur fotos thotë se ike shpejt dhe se nuk gjen fjalë për krimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb