TIRANË

Një nga miqtë më të mirë, me të cilin ndan kujtime të veçanta, kështu e ka etiketuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta deputetin Bashkim Fino, i cili humbi sot betejën me Covid-19.

Në një prononcim për mediat, pas homazhe në nder të tij, mbajtur në Pallatin e Kongresëve, Presidenti Ilir Meta tha se Bashkim Fino.

“Bashkim Fino ishtë një nga miqtë e mi më të mirë dhe do mbetet. Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese, si kryetar i bashkisë Gjirokastër, ishte edhe baza e përzgjedhjes së tij mes shumë kandidaturave në ‘97 për të krijuar një qeveri të pajtimit dhe stabilitetit. Detyrë që e bëri në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi e dimë të gjithë sa i ndarë ishte vendi.

Kam kujtime të veçanta me të, ishte një përkrahës i të rinjve dhe një figurë sportive, i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Ai ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore. Moment shokues, ndarja nga jeta e tij, edhe pse kishte patur disa sfida me shëndetin të cilat i kishte fituar me sukses.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb