Në emisionin Autokton të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura e atdhetarit Beqir Sulo Agalliu

Jeta dhe veprimtaria e Beqir Agalliut

Që një vepër të ruaj identitetin duhet ti shërbejë atdheut! Heroizmi epik i trimave të Labërisë triumfoi mbi një ushtri moderrne, që ishte më e armatosur dhe më lart nga numri, por që shpuri drejtë rrugës së fitores kombin nga coptimet e mëtejshme të grabitqarve dhe fuqive të mëdha. Ata bënë organizimin e luftës se Vlorës në vitin 1920-të. Janë shenjtorët që luftuan me 40- miljon trupa,këta heronj kanë vetëm ditëlindje.
Ishte 3 shtator i vitit 1924 kur Gazeta “Politika” e Vlorës nxori renditjen e këtyre luftëtarve. Komiteti Mbrojtja Kombetare, i Vlorës më 29-maj 1920, radhiti nga emrat më patëriot. Osman Haxhiu, si kryetar dhe dy komandantët e luftës Ahmet Lepenica dhe Qazim Koculi, për tu pasuar nga emrat e tjerë.
Beqir Sulo Agalliu, ishte një ndër 12-të antarët e Komitetit Mbrojtja Kombëtare, i cili lindi më 1886, në Vlorë, në një nga familjet me të dëgjuara të qytetit te Vlorës. Agallinjtë janë qytetar vlonjat, ndër familjet më të njohura për atdhedashuri dhe kontributin që kanë dhënë në zhvillimin e qytetit dhe në çështjen kombëtare.

Vendlindja

Toka autoktone e familjes Agalliu ka qenë një derë e madhe për popullin qytetar vendas. Në këtë tokë kanë qenë ndertuar tre shtëpi,
të cilat rrethoheshin nga një mur guri ,
4 m i larte. Në shtëpinë dykatëshe priteshin miq si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Qazim Kokoshi e shumë të tjerë, të cilët qanin hallet e Shqipërisë.
Kjo shtëpi e madhe e Agallinjëve mbahej me shërbëtor, madje në një çetifikatë të vitit 1932, gjenden të rregjistruar dhe këta, të cilët ishin si antarë familje por pa të drejtë trashëgimie. Pranë shtëpisë ishte ndërtuar një ndër shtatë xhamitë e Vlorës e quajtur xhamia e Agallinjëve, ku brenda saj kanë qenë edhe varrezat e Agallinjëve. Por ata ndërtuan edhe një çesmë që ju shërbente kalimtarëve.

Si shumë prej familjeve shqiptare edhe kjo familje ka qenë nën ndikimin e kultures osmane, por më vonë me zgjimin shqiptar familja është prirur nga kultura perëndimore..

Veprimtaria luftarake

Beqir Sulo Agalliu , është një ndër figurat më të shquara të Vlorës që mbeti në histori.

E ëma Hamide Agalliu solli në jetë 3 djem, Beqirin, Refitin, Mehmetin dhe dy vajza Hajshe dhe Xhemile .

Beqiri që në moshë fare të re u antarsua dhe veproi në mënyrë aktive në klubin “Labëria”Ai hyri në lëvizjen kombëtare që në moshën 22-vjeçare.
Në vitin 1908 atë e gjejmë jo vetëm anëtar por edhe kontribues të klubit “Labëria” aktivist dhe pjesmarrës në lëvizjet antiturke.
Në vitin 1912 do të zgjidhej një nga anëtarët e komisionit përgatitor të Vlorës për shpalljen e pavarsisë.Ishte vetëm 26 vjeç…

Letra e Hamza Isait drejtuar gazetës “Jeta e Re”

Në një letër që Hamza Isai dhe Ibrahim Shyti I drejtojnë gazetes “Jeta e Re” në Vlorë, e vërtetojnë aktivitetin e Beqir Sulo Agalliut në shpalljen e pavarsisë.
Më 16-nëntor të vitit 1919 përfaqësuesit e Vlorës në vijim të protestave antitaliane , hartuan një protestë tjetër kundër qëllimeve aneksioniste italiane, të cilën ua drejtuan fuqive kryesore të Konferencës së Paqes në Paris, SHBA, Angli dhe Francë.

Kjo gjë u nënshkrua nga shumë personalitete mes të cilëve ishte edhe Beqir Sulo Agalliu. Këta personalitete më vonë do të drejtonin luftën e vlorës dhe në vitin 1919 Beqir Sulon e gjejmë si aktivist dhe propagandist të lëvizjes anti italiane dhe është një ndër anëtarët e pare të komiteteve të fshehta që u krijuan në qytet,me qëllimin e organizimit të kryengritjes për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit Italian.
Në 28 nëntor të 1919, Beqir Sulo është në krye të demostratës

Bamirësia e Beqir Agalliut

Me fitoren e Luftës së Vlorës, Beqir Sulo Agalliu bëri një akt bamirës prej një patrioti të vërtetë. Drithin e mbetur të ushtrisë italiane, ai vendosi t’ia shpërndante njerëzve në nevojë. Gjatë kësaj kohe në veri të Shqipërisë nisi invadimi serb. Së bashku me Ahmet Lepenicën, udhëhoqën trupat nga Vlora për të ruajtur territoret shqiptare të kërcënuara.

Në Lëvizjen e Qershorit të 1924, ai përkrahu Fan Nolin. Orientimin politik kundër Ahmet Zogut do të vazhdonte ta mbante, madje duke qenë pjesë e dy komploteve ndaj tij në vitet 30’. U dënua me vdekje dy herë, por në të dyja rastet u amnistua, për shkak të kontributeve që kishte dhënë në konsolidimin e shtetit shqiptar.
U kthye në Shqipëri më 1939, pak para pushtimit fashist. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, shtëpia e tij u kthye në bazë ilegale antifashiste. Për këtë arsye, në vitin 1942 autoritetet fashiste e arrestojnë dhe e internojnë në Porto-Palermo.Pikërisht Këtu fillon kalvari i vuajtjeve të Beqir Sulo Agalliut. Pas Porto-Palermos, ai dërgohet në burgun e Burrelit. Me ardhjen e nazistëve, bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, dërgohet në kampet famëkeqe të përqëndrimit, si në Zemun ne Beograd Përfundoi më 1944 në Mathauzen, ku vdiq tragjikisht në makineritë shfarosëse të nazismit.

Qysh në fillim Fashizmi Italian e kishte listuar si kundërshtare familjen e madhe vlonjate të Agallinjve, pasi si nacionalistë të hershëm ata ishin rreshtuar krah atdheut, ndërkohë që Shqipëria gjendej si protektorat i Italisë. Pavarësinë e mundimshme të atdheut të tyre, ata nuk do ta ndërronin kurrë me asgjë, prandaj internimet nuk i’u ndanë përsëri dhe përsëri. Me ardhjen e pushtuesëve gjermanë qëndrimi strategjik prej nacionalistësh i Agallinjve kalon krah aleatëve perëndimorë, ku e gjenin veten, por që edhe i kushtoi shtrenjtë jo vetëm kësaj familje të madhe, por dhe vetë Vlorës së Flamurit; Qindra nacionalistë krerë të këtij qyteti, që e kishin krijuar dhe ishin jeta e tij, u dërguan në kampet e përqëndrimit, duke errësuar përvajshëm me këtë veprim emrin e vetë qytetit. Përse i duhej Vlorës shfarosja e elitave të saj, atyre që kishin bërë historinë? E thjeshtë! Me ta u kërkua të shuhej vetë historia!

Si i dhuroi pronën e tij Bashkisë

Sakrificat nga jeta dhe Pasuria e vet për Vlorën ishin të mëdha.Në një nga rastet kur u ndërtua spotali i Vlorës i cili duhej të lidhej me qytetin nëpërjet një rruge, bashkia nuk kishte mundësi financiare që të shpronsonte pronarët për hapjen e kësaj rruge. Beqiri ishte nga të parët nismëtar që i dhuroi bashkise nga prona e tij atë pjesë rruge që kalonte përmes pronës .

Shembulli i tij ndikoi konkretisht dhe bëri të mundur që edhe pronarët e tjerë t’i falnin tokën bashkisë. Aktualisht sot kjo është rruga “Ali Demi” që të çon në spitalin e
Vlores.
Një tjetër akt bamirësie ishte edhe ajo e ndërtimit të 6 gabinave në Llogara, për kurimin e të sëmurëve nga mushkritë, që kishte nisur si shkak i sëmundjes së bashkëshortes së tij, Teferri.Ajo ishte sëmurur rreth vitit 1918 nga mushkritë dhe mjekët e kishim rekomanduar për klimë të pastër malore.Për kete arsye Beqiri ndërtoj shtëpi në Llogara , mbi pronën në të cilën kishte dhe biznesin e tij të tregetisë së lëndës drusore me Italinë.

Miqësia e Agallinjëve me italianin Arturo Orlando

Familja Agalliu kishte mardhënie biznesi me italianin nga Milano Arturo Orlando , në pronat e familjes në fashatin Mekat -Llakatund kishin ndërtuar nje fermë me lopë , ku nje pjesë e produkteve të fermës shkonte për konsum në Vlorë e pjesa tjetër tregëtohej në Itali.

e cila kishte në pronësi një çiflik prej 750 hektarësh midis qytetit Lushnje-Fier.Aty kultivoheshin produkte buqësore e shpend për tregti , kultivohej lënda e parë për prodhim rrogozash edhe kjo për tregti. Një tjetër aktivitet tregtie shtrihej në sipërfaqen 112 hektar, e cila ndodhej në hyrje të qytetit të Vlorës, aktualisht ish fusha e aviacionit.
Në këtë sipërfaqe zhvillohej akriviteti i prodhimit të tullave e tjegullave për tregëti .
Gjithashtu në kurorën e Vlorës kishin 12 mije rrënjë ullinj, ku pjesa me e madhe e vajit shkonte në Itali per tregëti .
Por edhe pse Beqiri ishte i shkolluar në Turqi , ai ishte shumë i lidhur me perëndimin e konkretisht me Italinë.. Por interesat ekonomike- financiare me Italinë nuk e mposhtën kurrë, kur bëhej fjalë për interesa kombëtare ai ishte një patriot i vërtet për Shqipërinë.
Kur Italia në 1920 pushtojë Shqipërinë , ai nuk vuri intersin personal por u ngrit kundra Italis dhe udhëhoqi luftën si një nga anëtaret e Komitetit te Mbrojtjes Kombëtare

Një patriot i madh me një fund të hidhur, por i paharruar për veprën që la pas! U dekorua

Nderi i Kombit”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb