SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi llogari Kubës përmes një letre të hapur në lidhje me një listë të burgosurish politikë, duke akuzuar Havanën se ka injoruar të gjitha përpjekjet e mëparshme diplomatike të SHBA-së mbi këtë çështje.

“Më shumë se 100 të burgosur politikë ndodhen në burg”, thotë ai në këtë letër që i drejtohej në 7 dhjetor homologut të tij kuban, Bruno Rodriguez Parrilla dhe që u bë publike të martën nga Deparatamenti amerikan i Shtetit.

Ai kujtoi se gjatë një konference për shtyp në Kubë në vitin 2016 me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, shefi kubanez i shtetit të asaj kohe, Raul Castro, i pyetur mbi të burgosurit politikë, kishte premtuar se do t’i lironte menjëherë nëse do t’i jepej një listë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: