Kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, tha sot se SHBA-ja do të përpiqen të rivendosë sanksionet e OKB-së mbi Iranin, nëse skadon embargo ndërkombëtare e armëve.

“Uashingtoni do të paraqesë, në të ardhmen e afërt, një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të zgjatur embargon për shitjet e armëve konvencionale në Teheran, i cili skadon më 18 tetor. Shpresojmë që ajo të miratohet nga anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit”, deklaroi Pompeo.

“Nëse nuk miratohet, ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që kjo embargo e armëve të mos skadojë”, theksoi ai.

SHBA pretendon të detyrojë rikthimin e sanksioneve ekonomike të OKB-së kundër Teheranit, të hequra si pjesë e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të Iranit 2015.

Aleatët europianë të Uashingtonit, ndërkohë që treguan gatishmërinë e tyre për të zgjatur embargon e armëve, shprehën rezervat e tyre për një taktikë të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: