ANGLI

Trajneri i Arsenal Mikel Arteta ka fituar luftën ndaj koronavirusit teksa theksoi se e kaloi vetëm në 3-4 ditë.

Arteta në një intervistë për një televizion spanjoll theksoi se në fillim nuk ndihej mirë por më pas simptomat iu zhdukën plotësisht pas 4 ditësh.

Ai i bëri një apel lojtarëve të tij që të karantinohen të gjithë dhe tha se për momentin e sheh të largët ditën kur Arsenal do i rikthehet fushave.

Arteta ishte një ndër të parët nga Premier League që u infektua me koronavirus dhe dysohet se u prek nga Presidenti i Olympiacos Evangelos Marinakis në ndeshjes Arsenal- Olympiacos në Londër në fund të shkurtit. Marinakis rezultoi pozitiv me COVID-19 para Artetas por të dy raportohet se e kanë kaluar tashmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb