Mikesha e avokates së njohur Eni Çobani, Pranvera Vatoci e cila është bërë dëshmitare e një ‘mrekullie’ ka rrëfyer nëpërmjet një statusi çfarë ndodhi mbrëmjen e 27 janarit, kur ndodhi dhe aksidenti.

Vatoci, juriste në Gjykatën e Tropojës ka treguar se ka qenë në një automjet tjetër, kur ka parë se makina ku udhëtonin avokatja Çobani dhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Edita Tahiri ka rrëshqitur në humnerë për shkak të ngricave dhe menjëherë ka njoftuar policinë për ndihmë.

Vatoci 2 (2)
Vatoci 2 (2)

Më tej Vatoci falënderon efektivët e policisë së Tropojës për ndërhyrjen e shpejtë duke nxjerrë makinën nga humnera.

“Miq! Sikunder dhe mediat kanë informuar me dt.27 janar 2019 në hyrje të qytetit Bajram Curri për shkak të motit të akullt mikeshat e mia të nderuara Edita Tahiri dhe Eni Çobani pësuan me automjetin e tyre një rrëshqitje e cila në ç’do rast tjetër mund të shndërrohej në një ngjarje tragjike. Duke qenë dëshmitare pasi unë me miken time Rezarta Metaliaj nga automjeti i jonë pamë me sytë tonë automjetin tip “Audi Q5” drejtuar nga Eni Çobani teë rrëshqasë në humnere tek “Kthesa e Shydenicës”…! Përveç mrekullisë që bëri Zoti duke shmangur fatalitetin arsyeja e kapërcimit të këtij rasti pa pasoja është intervenimi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë së Tropojës. Si heronj të vërtetë profesionalistë dhe humanistë të pashembullt punonjësit e policisë Esat Sinani, Kastriot Ponari dhe Alfred Metaliaj bënë të mundur nxjerrjen nga makina e humnera si dhe transportin e zonjave Tahiri e Çobani drejt Spitalit Bashkiak Tropojë. I njëjti përkushtim e profesionalizëm na priti dhe nga personeli i urgjencës. Duke falënderuar sërish Zotin që ndihmoi miket e mia po ashtu falënderoj këdo që na u gjend pranë me mirësinë e përkujdesjen shembullore”, shkruan Vatoci.

Vatoci
Vatoci

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb