Golat më të bukur gjithmonë janë realizuar nga mesi i vitit kalendarik, por këtë herë janari ka vendosur stekën shumë të lartë për golin më të bukur të vitit. Në fillim ishte lojtari i Manchester United, Henrikh Mikhitaryan, që realizoi një gol spektakolar me një goditje që mori emrin e tij.
Pak ditë më pas, Oliver Giroud, lojtar i Arsenal realizoi në të njëjtën mënyrë duke e çuar në dy numrin e realizimeve të quajtura të “çmendura”. Në të vërtetë njëri ishte më i bukur se tjetri duke vendosur tifozët në një udhëkryq për më të bukurin. Por ky që do shihni tani ndoshta i zhvlerëson të dy.
Goli është realizuar në Brazil, saktësisht nga akademitë e ekipit të njohur të Gremios. Ajo që e bën këtë gol fenomenal është edhe mënyra sesi vijon aksioni.
Ndoshta FIFA-s apo kujtdo tjetër që shpërndan çmime nuk duhet të shohë më gola të tjerë për këtë vit, sepse edhe me kaq zgjedhja duket tepër e vështirë.
(e.k/BalkanWeb)