TIRANË

Ajo është një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi që u nda nga jeta më 20 nëntor të vitit 2013 në një aksident tragjik.

Mesila Doda ka kujtuar sonte mikun e saj që e quan dhe vëlla në 5-vjetorin e ndarjes së parakohshme që tronditi mbarë opinion publik atë kohë.
Me një mesazh të ndjerë, Doda thotë se ka menduar që ikja e tij ishte një keqkuptim dhe se dëgjon më shumë njerëz të thonë “sikur të ishte gjallë”.

“U bënë 5 vite pa ty shok… sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë… sikur të ishte gjallë…
Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë nëse një njeri si ti do ishte ende…
Paqja e Zotit qoftë me ty Sokol… ne të gjallët luftojmë ende derisa të marrim frymë. Tek e fundit jeta është një betejë pa fund dhe ti i përkisje atij lloji luftëtarësh që betejat e tua i bëje me mendje e zemër… pusho në paqe vlla, kjo botë është kaq ndryshe qysh kur ike ti…”, shkruan Mesila Doda.

Mesila Fb
Mesila Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb