TIRANE – Disa vite më parë Jay Z pranoi se hapur se kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Beyonce. Dhe se ka qenë ‘terapia’ ajo që ka ndikuar që lidhja e tyre të vazhdojë së funksionuari.

Martesa e tyre 9-vjeçare jo rrallë herë është shoqëruar me probleme të ndryshme, por falë terapisë ata i kanë shpëtuar divorcit. Por asnjëherë nuk u publikuar emri i vajzës me të cilën Jay Z tradhtoi bashkëshorten.

Madje në atë periudhë Beyonce albumin “Lemonade”, ku fliste për tradhtinë e bashkëshortit të saj, Jay Z. Ajo që i bëri të gjithë të fillonin spekulimet ishte kënga, ku ajo fliste për dashnoren e bashkëshortit si “Becky me flokët e bukur”. Madje u spekulua se Becky ishte Rita Ora, por në fakt nuk paska qenë kështu.

Amber Rose ka surprizuar të gjithë duke zbuluar emrin e dashnoret se Jay Z. Ajo është shprehur se mendon se është aktorja Gëyneth Paltroë, dashnorja e famshme e Jay Z. Paltroë është njëkohësisht edhe mike shumë e mirë e çiftit shkruan Daily Mail.

Rose është shprehur se ata kanë qenë miq të mirë, ndërsa sot nuk i shikon më së bashku dhe se Paltroë u nda nga bashkëshorti në atë periudhë. Sipas saj, këto janë prova që Becky është Gëyneth Paltroë. Ndërsa reaguan menjëherë burimet pranë aktres së njohur, duke i quajtur këto deklarata të pavërteta.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: