Pavarësisht se Napoli të enjten do të tentojë t’i eliminojë nga “Europa League”, skuadra e gjermane e Leipzig po mundohet të marrë masa të jashtëzakonshme që miqtë e tyre italian të ndihen sa më mirë.

Drejtuesit e ekipit duke qenë në dijeni se trajneri i Napoli Maurizio sarri është një konsumues i duhanit kanë marrë masa për të ndërtuar një zonë speciale në dhomën e zhveshjes së miqve e cila do ta lejojë atë të tymosi.

Sarri do të udhëtojë në Gjermani për të përmbysur deficitin 3-1 e ndeshjes së parë në Napoli.

Por ajo që do ta bëjë udhëtimin më të lehtë do të jetë një dhomë tre metra e gjerë dhe dy metra e gjysmë e lartë e cila do të instalohet në Red Bull Arena për t’i shkuar pas qejfit trajnerit të Napolit.

Një mur betoni është ndërtuar në zonën e fizioterapisë, e cila ka edhe tabela masazhi, në mënyrë që Sarri të tymosë duhan.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb