UASHINGTON- Vijnë “mikrobotët”, të përbërë nga sfera mikroskopike që lidhen me njëra tjetrën duke formuar zinxhirët të vegjët që mund të lëvizin në uji duke imituar lëvizjet e gjarprit.

Këta prototipa të zhvilluar nga MinJun Kim, i universitetit amerikan të Drexler, dhe të përshkruar në revistën shkencore Scientific Reports, në të ardhmen mund të përdoren për të transportuar medikamente nëpërmjet arterieve ose për të hyrë në organizëm duke funksionuar si kirurgë të vegjël të telekomanduar.

Këta robotë të vegjël përbëhen nga sfera të vogla metalike që mund të komandohen dhe të bashkohen me njëra-tjetrën duke përdorur nga jashtë fusha manjetike. Duke kontrolluar fushën manjetike është e mundur të krijosh zinxhirë me këto sfera dhe t’i lëvizësh në ambiente të lëngshme me lëvizje të ngjashme me ato të një gjarpri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: