Shkrimtari Albatros Rexhaj foli edhe për miqësinë në “Dola te Ola” dhe tregoi se ka vetëm një mik, miqesia e të cilit iu ka mbijetuar viteve. Shkrimtari zbuloi se suksesi i jetëgjatësisë së miqësisë së tyre ka qenë një marrëveshje që ata kanë bërë.
Albatrosi tha se ai dhe miku i tij Nasar Rugova kishin vendosur që do të takoheshin vetëm kur të kishin dëshirë që të takojnë njëri-tjetrin, dhe jo kur nuk kishin çfarë të bënin. Gjithashtu nuk do ta ftonin njëri-tjetrin për punë dhe as do të kishin biznese të përbashkëta.

E teksa shkrimtari fliste me shumë dashamirësi për marrëdhënien e ngushtë që ka me mikun e tij, në studio u shfaq një videomesazh për shkrimtarin, ku politikani Nasar i kërkonte Albatrosit të gjente muzën dhe të sillte krijimtari të re që vetëm stili dhe mendja e tij mund ta krijojë.
“Miqësia është e përjetshme, një mik i mirë është më i vlefshëm se gjithçka në këtë botë. E tillë është miqësia ime me Albatrosin që zgjat mbi 25 vjet që nga koha kur ishim student kemi kaluar shumëçka bashkë gjëra të bukura e gjëra të hidhura, por edhe sfida jetësore. Kthehu krijimtarisë se të është venitur muza. Kur do ta gjesh muzën e duhur që të na ofrosh shkrime, krijimtari, poezi dhe prozë që vetëm stili dhe mendja juaj kreative di t’i krijojë? Mos u ndal!”, u shpreh ai.

Për të përshëndetur Albatrosin, vëllezërit korçarë zgjodhën këngën e dashur për publikun “Zotëria juaj”, duke krijuar një atmosferë fantastike në studio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb