TIRANE
Monika Lubonja po shijon suksesin që i dha “Big Brother VIP”, si asaj edhe gjithë banorëve të tjerë. Por gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, jashtë jeta e tyre lakohej në të gjitha dimensionet.

Në rastin e Monikës është folur mjaft edhe për historinë e saj më ish bashkëshortin, Genci Paskon zv. Ministër i Turizmit në Shqipëri i cili ndërroi disa muaj më parë si pasoje e COVID.

Në një nga diskutimet për tradhtinë në shtëpinë e BBV u përfshi edhe Monika e cila la të nënkuptohej se është tradhtuar. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak mikut të ish bashkëshortit të saj i cili me një koment në rrjetet sociale bëri xhiron e rrjetit.

“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruante ai.

Ditën e djeshme Monika Lubonja ka reaguar pas këtyre thashethemeve.

“Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”.

Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje”, tha Monika Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb