Këngëtari Ernest Duka, i njohur ndryshe si Stine, është një prej figurave më të njohura të showbizit shqiptar. Prej kohësh këngët e tij janë kthyer gjithmonë në hite dhe ai ka mbledhur një numër të madh fansash në Instagram.

Së fundmi, miku i tij, reperi Mr. Elvis, i ka publikuar Stines një foto të vjetër të disa viteve më parë. Ata të dy njihen prej kohësh, kanë jetuar në të njëjtin vend e madje edhe kanë bashkëpunuar.

Siç e shohim në foto, Stine duket shumë ndryshe nga tani, i veshur me të kuqe, kapele në kokë dhe një stil tjetër mjekre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: