I ftuar në programin “Dola te Ola” në News24 ishte analisti i njohur nga Kosova Milaim Zeka, i cili bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij.
Ai rrëfeu se karriera e tij e gazetarit ka kaluar nëpër aventura të çuditshme dhe të vështira, “Kam qenë ndërlidhës me shumë gazetarë botërorë, por kam hyrë në kështjellën e Rambujesë me dokumente false”.

Ai zbuloi se ka qenë ndërmjetës për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë. “Do ta them se Ismaili është gjallë dhe mund ta konfirmojë”, tha Zeka. Për herë të parë në programin “Dola te Ola” ai tregoi se teksa ndodhej në Stockholm me vëllain e Ismail Kadaresë, Shahin Kadare, i cili ishte ambasador atje, e kishte pyetur nëse shkrimtari mund t’i ndihmonte për të nënshkruar marrëveshjen, me të cilën Kosova do të kishte mundësinë të njihej si komb.

“Fola me Kadarenë, pranoi dhe organizova një takim me delegacionin, të cilin shkrimtari e priti në orën 3 të natës. Isamil Kadare bëri një letër të jashtëzakonshme publike në mbështetje të delegacionit në Rambuje. Letra u botua në gazetën “Le monde” të Francës, ku Kadare i bëri thirrje Zhak Shirakut të mbështesë luftën e Kosovës. Ky i fundit ndërpreu pushimet dhe erdhi në Paris”, tregoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb