Të gjithë bien dakord në një pikë: Mauro Icardi nuk është ai i njëjti si në kohërat e Interit.

Aventura në Paris nuk ka shkuar ashtu siç të gjithë prisnin dhe rendimenti i sulmuesit ka qenë me luhajte.

Por, përtej këtij fakti, aftësitë e tij dihen. Ai admirohet së tepërmi për cilësitë fizike dhe “nuhatjen” e golit, e për këtë arsye, ditët e fundit, gjithnjë e më tepër dukej sikur po merrte formë kthimi i tij në Itali.

Skuadrat që përfliteshin ishin mjaft të njohura. Juventus dhe Milan, rivalizonin njëra-tjetrën në këtë garë.

Por zërat i ka shuar vetë Murito. Argjentinasi ka betohet për dashuri ndaj Paris Saint German dhe premton që do të qëndrojë gjatë në Paris. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai i ka cilësuar të gjitha zërat që e shohin larg Parisit si të “pavërteta”.

“Ka shumë lajme të rreme për mua. Unë do të qëndroj te PSG, familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur këtu, kam një kontratë afatgjatë dhe e ardhmja ime është te PSG.

Jam krenar që ekipe të tjera po më kërkojnë, por e tashmja ime dhe e ardhmja ime është këtu, unë e dua klubin dhe qytetin, “shkroi në rrjetet sociale ish-kapiteni i Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb