Klubi anglez i Sunderland ka konfirmuar se Milan ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes për Fabio Borinin, futbollistin i cili verën e kaluar u transferua në Milano në formë huazimi.

Shënimi i 5 golave, por mbi të gjitha i 44 paraqitjeve në të gjithë kompeticionet ka bindur Milanin ta kthejë në Itali 27-vjeçarin.

Lajmin Sunderland e dha nëprëmjet “Twitter” ku shkruante se futbollisti është larguar përfundimisht.

Pas konfirmimit, ai është bërë blerja e parë zyrtare e Milan për sezonin 2018/19. Klubi italian thuhet të ketë paguar 5 milionë euro për të marrë kartonin e Borini-t.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb