Milan ishte ekipi më pak aktiv në këtë sesion dimri në Serie A, por kuqezinjtë nuk janë të shqetësuar për këtë pjesë, plani i tyre është që fillimisht të blindojnë titullarët e Stefano Piolit. “La Gazzetta dello Sport” zbulon detaje të tjera nga “martesa” e re Rafael Leao me Milan.

Leao
Leao

Sulmuesi portugez do të firmos një kontratë deri në 2026, sigurisht me terma ekonomik të përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht, Leao përfiton 1,5 milionë euro ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: