Fabio Capello tregoi këndvështrimin e tij për sezonin e Milanit.  Capello flet për takimet e radhës, ku në program është sfida me Napolin dhe më pas ndeshja ndaj Interit në Kupë.

Capello shprehet se ndaj Napoli do jetë e vështirë, ndërsa ndaj Interit i vetmi avantazh për kuqezinjtë është fakti se nuk kanë shumë llogari për të bërë.

“Napoli është shumë i fortë në goditjet standarde, para së gjithash. Dhe pastaj ka një lojtar në veçanti, që mund ta vërë në vështirësi formacionin e Conceiçãos; pikërisht McTominay. Skocezi është shumë i aftë në depërtimet nga prapavija, ndërsa Milani vuan kryesisht në këto situata. Gjithashtu, nuk do të jetë e lehtë të përballojnë fuqinë fizike të Lukakut. Le të kthehemi te skenari i ndeshjes… Kuqezinjtë nuk mund të luajnë një lojë pritjeje, por Napoli është shumë i aftë në mbylljen e hapësirave, sepse me Conten të gjithë sakrifikohen në mbrojtje dhe pastaj dinë të kundërsulmojnë. Do të jetë një test i vështirë për kuqezinjtë”.

Derbi i Madonninës: “Ja, duke e shtyrë pak analizën, mund të themi se në dy apo tri ndeshjet e ardhshme, Milani do të njohë kthesën përfundimtare të sezonit të tij. I vetmi avantazh për kuqezinjtë është fakti se nuk kanë shumë llogari për të bërë. Me këtë renditje, ‘Djalli’ mund dhe duhet vetëm të fitojë. Çdo gjë tjetër mund të konsiderohen thjesht fjalë boshe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb