Milan e ka filluar sezonin e ri me një fitore minimale 0-1 ndaj Sampdorias. Ka mjaftuar goli i Diaz në minutën e 9-të për të marrë 3 pikët në transfertë për kuqezinjtë.

Të besuarit e Piolit janë pretendentë për të fituar titullin teksa edhe vitin e kaluar synuan, por në fund u mjaftuan vetëm me një vend në zonën Champions.

Kujtojmë se në sfidën ndaj Sampdorias, Milan nuk kishte në dispozicion Ibrahimoviçin dhe Kessie pasi të dy janë të dëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb