Në ditën kur ai do të kishte mbushur 87 vjeç, Milan bën një homazh për Silvio Berlusconin. Klubi kuqezi ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të përkujtuar ish-presidentin, i lindur më 29 shtator 1936 dhe i ndarë nga jeta më 12 qershor:

“Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë trashëgiminë e Silvio Berlusconit dhe kujtojmë ndikimin e tij në historinë tonë. Në mbi 31 vitet e presidencës së Berlusconit, Milani ka grumbulluar 29 trofe, duke përfshirë 8 kampionate dhe 5 Champions League.”

Nuk mund të mungonte edhe Monza, klubi i fundit që drejtoi Berlusconi: “29 shtator, një ditë përgjithmonë e veçantë. Është e pamundur të harrohet kur lindi njeriu i ëndrrave, në rastin tonë, i ëndrrës së madhe bardhekuqe, që ndryshoi përgjithmonë historinë e Monzas. Urimet më të mira për Presidentin tonë. Silvio Berlusconi përgjithmonë me ne.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb