Në Milano është aromë derbi por në shtëpinë e “djallit” në të njëjtën kohë po punojnë edhe për rinovimin e Gigo Donnarumma. Milan e ka vendosur në prioritet rinovimin e Donnarumma por palët janë ende larg firmës mbi kontratë. Ky fakt ka bërë që në Spanjë të flasin për një akord paraprak ndërmjet Mino Raiola, agjenti i Gigo, dhe PSG.

Donnarumma
Donnarumma

Sipas të përditshmeve iberike, Raiola dhe Leonardo kanë dakortësinë në çdo detaj dhe mund të bëjnë zyrtare këtë marrëveshje që në merkaton e janarit. Milan nuk dëshiron të humbas falas një nga portierët më të talentuar në Itali, për këtë arsye do të nxitojnë në javët e ardhshme të ofrojnë një kontratë të re, në të kundërt do ta shesin gjatë merkatos së janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: