Torino ka eleminuar Milanin nga Kupa e Italisë. Koha e rregullt pa gola, ndërsa 120 minuta lojë u mbyllën 1-0.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit nuk shfrytëzuan dot brenda 90 minutash daljen me të kuqe të Djidji, me këtë të fundit që u ndëshkua dy herë me të verdhë. Në pjesën e dytë, torinezët menduan më shumë për prapavijën, duke mos goditur asnjëherë portën e kundërshtarit.

Në minutën e 114-të të shtesës, Adopo i jep kualifikimin ekipit Granata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: