Ibrahimovic po, Ibrahimovic jo! Numërimi mbrapsht ka nisur dhe tifozët e Milanit duhet të presin edhe 48 orë të tjera për të mësuar nëse sulmuesi suedez do të kthehet sërish të veshë ngjyrat kuqezi. Sipas mediave italiane, Maldini dhe Boban kanë intesifikuar tratativat me Mino Raiola, teksa pas humbjes turpëruese në ndeshjen e fundit kundër Atalantës kanë bërë edhe lëshime, duke ndryshuar ofertën në favor të futbollistit.

Maldini Boban
Maldini Boban

Kështu, nëse në fillim milanistët ofruan një kontratë 6-mujore me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, tashmë ata janë të gatshëm të firmosin menjëherë deri në verën e vitit 2021. Ky propozim afron më shumë palët dhe në mediat përtej Adriatikut tashmë flitet me optimizëm. Gjithsesi, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga ana e Ibrahimovic, që ka marrë sërish edhe 48 orë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjë me karrierën e tij.

Swedish Striker Zlatan Ibrahimovic Is Close To Ac Milan Move 800x445
Swedish Striker Zlatan Ibrahimovic Is Close To Ac Milan Move 800×445

Zlatan është pa skuadër që pas largimit nga Los Angeles Galaxy, ndërsa pavarësisht moshës 38-vjeçare ai konsiderohet si njeriu I duhur për të ndryshuar kursin e Milanit në këtë sezon që po shkon drejt zhgënimit total. Skuadrës kuqezi i mungon një lider dhe këtë rol, askush nuk mund ta bëjë më mirë se Zlatan Ibrahimovic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: