“Dyqani” i merkatos së dimrit në Serie A u mbyll dhe tani është koha për të bërë bilancet. Koha do të tregojë se sa efektive do të jenë përforcimet e bëra, por për momentin numrat janë të gjithë në krah të Milanit. Klubi kuqezi plotësoi skuadrën e Stefano Pioli me tre blerje gjatë janarit, duke lëvizuar me shumë fantazi në një treg të vështirë dhe të kushtëzuar nga kriza financiare që shoqëron pandeminë.

1230817084.0
1230817084.0

Kështu, Maldini siguroi shërbimet e Mandzukic, një lojtar me eksperiencë dhe i besueshëm. Mbrojtja u plotësua me Tomori, që në dy prezantime e para në fushë ka treguar të gjithë kualitetin, ndërsa Meite në mesfushë ende duhet të bindë, por mesfushori e di mirë që do të jetë një zëvendësues. Asnjë lëvizje për Interin në merkaton e dimrit.

 116720233 Ed As Get
116720233 Ed As Get

Diçka e pritshme, duke parë emrat që ka në dispozicion Antonio Conte. Zikaltërit provuan të bënin një suprizë të madhe, por nuk ia dolën të finalizonin tratativat për shkëmbimin mes Sanchez dhe Edin Dzeko.

1550671819 913641 Noticia Normal
1550671819 913641 Noticia Normal

Vetëm një goditje, por edhe ajo për të ardhmen në shtëpinë e Juventus, që siguroi shërbimet e talentit të Genoa, Rovella për sezonin tjetër. Ndërkohë, një plus për “Zonjën e Vjetër” është largimi i Sami Khedira, që e liron atë nga paga e lartë e mesfushorit gjerman.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb