Suso është një prej lojtarëve që po spikat më shumë te Milani. Sulmuesi ka shënuar 4 gola në 10 ndeshjet e këtij edicioni në Seria A, por vështirë se Gatuzo do ta ketë nën urdhrat e tij edhe edicionin e ardhshëm, kjo për shkak se klauzola e largimit të spanjollit është e ulët mund të thuhet, duke parë shifrat që kanë qarkulluar në vitet e fundit.

Çdo skuadër jashtë Italie mund ta marrë 24-vjeçarin nëse depoziton 40 milionë euro në arkën e kuqezinjve. Klauzola është disi problem, pasi shumë skuadra mund të ishin të gatshëm për të harxhuar një shumë të tillë për një lojtar premtues, i cili nga ndeshja në ndeshje vijon të rritet.

Reali i Madridit është një prej ekipeve që po mendon për sulmuesin e Milanit. Siç bëhet me dije nga mediat italiane, në ndeshjen e fundit Florentino Perez kishte dërguar dikë për ta parë nga afër spanjolli. Konkurrenca do të jetë e fortë, pasi veç kampionëve të Europës në garë duket se janë dhe Çelsi dhe Atletiko e Madridit, por deri në merkato, numri skuadrave mund të shtohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: