Në kulmin e diskutimit mbi të ardhmen e Gigo Donnarumma, Milan bën një lëvizje të bujshme duke siguruar shërbimet e portierit Mike Maignan, fituesi i freskët i kampionatit francez me Lille. Pas festës së titullit, portieri ka fluturuar menjëherë drejt Milano ku do ti nënshtrohet edhe testeve mjekësorë. Ky operacion i ka kushtuar kuqezinjve 15 milion euro, shumë kjo që do të shkojë në arkat e Lille ndërsa vetë portieri do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Mike
Mike

Ky gol nga ana e Milan detyron tashmë Donnarumma të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij. Mino Raiola duhet të vendos se ku do të shes portierin i cili largohet nga “djalli” me parametra zero. Pista më konkrete mbetet Juventus, skuadër e cila është e gatshme ti plotësojë kërkesat e tij ekonomike, një pagë vjetore prej 12 milion euro plus 20 milion euro komision për agjentin e tij. Në këtë garë nuk është vetëm Juventus pasi për shërbimet e Donnarumma interesohen edhe PSG e Barcelona. Pas shumë negociatash, Milan vendosi të mos bie pre e presioneve pafund nga ana e Mino Raiola duke hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të rinovuar kontratën me Donnarumma, një përfundim i hidhur për të dy palët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb