Fitorja me “tripletë” golash kundër Juves ishte çelësi i suksesit për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm por në të njëjtën kohë ishte një fitore jetike edhe për të ardhmen e disa lojtarëve por dhe të vetë trajnerit Pioli. Tekniku kuqezi dhe i gjithë ambienti në Milanelo mund të marrin frymë lirisht por asgjë nuk ka përfunduar pasi diferenca mes ekipeve mbetet ende shumë e ngushtë. Milan rikthehet sërish në Torino këtë herë për të sfiduar ekipin granata, por këtë duhet ta bëjë pa Zlatan Ibrahimovic:

Pioli
Pioli

“Dëmtim i Ibrës ishte e vetmja notë negative e asaj mbrëmje. Ka pësuar një dëmtim në gju dhe sigurisht nuk do të jetë me ne të mërkurën dhe të dielën më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat”, theksoi Pioli në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas tek e ardhmja e Donnarumma: “Gigio është një profesionist, është i përqendruar totalisht në tre ndeshjet e fundit. Më 24 maj do të diskutojnë më pas për këtë sezon dhe mundësitë për të ardhmen, deri atëherë nuk do të ketë asnjë diskutim në lidhje më të ardhmen. Pioliout? Nuk e kam dëgjuar kurrë këtu diçka të tillë. Në Milanelo është një frymë shumë e mirë mes lojtarëve, drejtuesve dhe stafit teknik”, theksoi trajneri i Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb