Në shtëpinë e Milan ka entuziazëm dhe dëshirë për tu rikthyer sa më shpejt në fushë. Zyrtarisht kuqezinjtë kanë planifikuar grumbullimin këtë të mërkurë por trajneri Pioli dhe stafi i tij u befasuan pasi të gjithë lojtarët, përjashto Ibrahimovic, ishin të pranishëm një Milanelo një ditë më parë. Gjigandi suedez është i vetmi titullarë që shqetëson stafin, askush nuk dëshiron të nxitojnë me rikthimin e tij në fushë, për këtë arsye Ibra do ti nënshtrohet fillimisht një kontrolli të detajuar por është thuajse e sigurt se do të mungojë në dy sfidat e radhës kundër Benevento dhe Juventus.

Kjaer Mg1 6947 Min
Kjaer Mg1 6947 Min

Lajmi i mirë është se Pioli ka rikuperuar plotësisht Kjaer i cili pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Benevento. Një situatë të ngjashme me Ibrën është edhe Bennacer, gjendja e tij shëndetësore do të monitorohet me kujdes, pa e sforcuar për tu rikthyer në fushë. Nuk është ende gati Castillejo i cili vuan nga një dëmtim në pulpë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb