Milan vazhdon të jetë aktiv në merkaton e janarit, duke zyrtarizuar edhe goditjen e dytë. Mario Mandzukic rikthehet në Serie A, këtë herë për të veshur ngjyrat kuqezi, pas aventurës së gjatë dhe të suksesshme me Juventus, që gjithsesi nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Sulmuesi kroat iu nënshtua paraditen e së hënës testeve mejkësore përpara vendosjes së firmës në kontratën 6-mujore, nga e cila do të fitojë 1.8 milion euro. Marrëveshja parashikon edhe rinovimin për një tjetër vit në bazë të disa klauzolave që lidhen me paraqitjet e futbollistit dhe arritjet sportive të skuadrës në këtë sezon, siç është edhe pjesmarrja në Champions.

2735658 56535170 2560 1440
2735658 56535170 2560 1440

Mandzukic është një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Pioli, por edhe një bast i Maldinit si në rastin e Ibrahimovic dhe i “bekuar” nga vetë sulmuesi suedez. Mandzukic do të mbushë 35 vjeç në maj, ndërsa më shumë se për moshën, dyshimet lidhen me formën sortive, pasi ai nuk luan prej më shumë se një viti në nivele të larta.

Hull City V Chelsea Fc Fa Cup Fourth Round E1610917706987
Hull City V Chelsea Fc Fa Cup Fourth Round E1610917706987

Kroati është afrimi i dytë në janar pas Meite, ndërsa Maldini ka gati edhe një tjetër blerje. Bëhet fjalë për Fikayo Tomori. Mbrojtësi i Chelsea pritet të martën në Milano, ku do të vijë në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit për 25 milion euro në fund të sezonit. Këto lëvizje të “Djallit” në merkato konfirmojnë edhe një herë bindjen në klubin kuqezi se objektivi titull, i pamenduar në fillim të kampionatit, tashmë është i mundur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb