Një rritje me 1700% të shitjeve të bluzave të reja është një tregues i qartë se tifozët e Milan besojnë tek ky ekip, besojnë mbi të gjitha tek Zllatan Ibrahimovic i cili ndryshoj si me magji sezonin e Milan që pas ardhjes së tij në janar. Drejtuesit e klubit kuqezi janë të vetëdijshëm për këtë impakt që ka pasur suedezi, për këtë arsye dëshirojnë që Ibra të rinovoj kontratën. Jo vetëm drejtuesit e klubit por sipas “La Gazzetta dello Sport edhe vetë Ibrahimovic ka vendosur të qëndroj në Milano, kjo të paktën është dëshira e tij.

La Gazzetta
La Gazzetta

Tani mbetet që palët të ulen në një tavolinë dhe të gjejnë akordin ndërmjet tyre, gjithçka nis mbi bazën e 5 milion euro plus bonuse të ndryshe në varësi të golave dhe të paraqitjes së ekipit, për të arritur tek 6 milion euro, aq sa kërkon Zllatan. Të shtunën në mbrëmje, Ibra do të zhvilloj ndeshjen e fundit me Milan për ti besuar më pas kontratën e re agjentit të tij Mino Raiola. Ndryshe nga se është diskutuar kohët e fundit, e ardhmja e Ibrës si “djall” mund të jetë më shumë se një vit, mund të arrihet një akord për një kontratë 2-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: