Milan jetoi një mbremje të keqe në ndeshjen e së shtunës në Serie A, duke u dorëzuar pa kushte në shtëpi kundër Atalantës me rezultatin 3-0. Një humbje që ndal sprintin e kuqezinjve në krye të renditjes, por që gjithsesi nuk ia heq atyre vendin e parë. “Asnjë dramë”, u shpreh trajneri Stefano Pioli pas sfidës.

3600
3600

Në të vërtetë kështu, pasi Milan mund të festojë titullin simbolik të kampionit të dimrit. Për t’u ringritur më shpejt pas kësaj disfate “Djalli” ka edhe precedentët në krahun e tij. Ato thonë se sa herë që Milani ka arritur të shpallet kampion I dimrit, aq herë ka triumfuar në fund duke fituar “Scudetto”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: