Eric Bailly është emri mbi të cilin Milani po orientohet në orët e fundit për rolin e qendërmbrojtësit, pozicion që po e mundon më shumë Piolin mes infektimeve të shumta dhe dëmtimeve. Manchester United zotëron kartonin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, që aktualisht është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Djajtë e Kuq janë të hapur për ta huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm dhe vetë futbollisti e pranon këtë propozim, pasi nuk po gjen hapësira as me trajnerin e ri Ragnick. Megjithatë, duhet të përcaktohen kushtet ekonomike, ku nuk është habi që Milan edhe muna ta blejë.

Me ardhjen e një qendërmbrojtësi të tillë, kuqezinjtë do të konsideronin huazimin e Matteo Gabbias te Sampdoria. Lojtari vlerësohet shumë nga Sampdoria, që e ka kërkuar edhe në të kaluarën. Pa ardhjen e një mbrojtësi të ri, Gabbia do të jetë rregullisht në dispozicion të Piolit në pritje të ndonjë zhvillimi në treg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb