Milan kërkon që të marrë një tjetër talent nga Chelsea. Pas Fikayo Tomorit, kuqezinjtë kërkojnë 23-vjeçarin Tammy Abraham.

Nga konkurrenca e fortë tek Chelsea, edhe Tammy Abraham i cili po ashtu u promovua nga Lampard nuk po gjen më hapësira.

Tuchel ka në plan të parë Werner dhe më pas Giroud, ndërsa në merkato kërkon një goditje ‘big’ si Haaland apo Lukaku.

Nga ana tjetër Milan dy sulmuesit kryesorë, Ibrahimoviç dhe Mandzukiç i ka 40 dhe 34 vjeç, ndërkohë që Abraham është sulmues tipik qendre që mund t’i zëvendësojë.

Milan deri më tani sipas mediave angleze ofron 40 milionë paund, dhe duhet të mposhtë rivalitetin e West Ham në këtë garë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb