Milan vijon me formën e mirë këtë sezon duke fituar ndeshjen e dytë radhazi në Europa League. Kuqezinjtë kanë shënuar sërish 3 herë, kësaj radhe ndaj Sparta Pragës duke mbajtur edhe portën të paprekur.

Bomberi i ekipit, Zlatan Ibrahimoviç luajti vetëm 45 minuta që nuk i mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme. 39-vjeçari e nisi mirë duke dhënë asistin për golin e Diaz, por më pas fitoi një penallti duke e humbur në fund atë.

Në fillim të pjesës së dytë ai ia la vendin Rafael Leao-s i cili 12 minuta pasi u inkuadrua shënoi gol. Të tretin e shënoi Dalot. Milan kryeson grupin e tij në Europa League me 6 pikë të plota, ashtu si Serinë A ku ka marrë vetëm një barazim dhe 4 fitore.

Ndërkohë në sfidat e tjera të Europa League, surprizë ka qenë humbja e Totenham Hotspurs në Belgjikë ndaj modestëve të Royal Antwerp. Një gol mjaftoi që ekipi i Jose Mourinho-s të marrë humbjen minimale.

 

REZULTATET E NDESHJEVE NË EUROPA LEAGUE

AC Milan 3 – 0 Sparta Prague
AEK Athens FC 1 – 2 Leicester
Antwerp 1 – 0 Tottenham
CSKA Moscow 0 – 0 D. Zagreb
Feyenoord 1 – 4 Wolfsberger AC
FK Crvena zvezda 5 – 1 Liberec
FK Zorya Luhansk 1 – 2 Braga
Gent 1 – 4 Hoffenheim
LASK 4 – 3 Ludogorets
Lille 2 – 2 Celtic
Qarabag 1 – 3 Villarreal
Sivasspor 1 – 2 Maccabi Tel Aviv

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb