E ardhmja e Franck Kessie duket gjithnjë e më larg Serie A, gjithnjë e më larg Milan. Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka rezervuar mesfushorin i cili në fund të këtij sezoni largohet falas. Në këtë periudhë Kessie ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë nga ana e Milan për të rinovuar kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit.

Në kushtet ku e kanë shumë të vështirë të lëvizin në merkato me para kesh, Barcelona e ka vendosur Kessie në krye të listës për merkaton e verës. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por gjithnjë duke iu referuar mediave pranë klubit blaugrana, Barcelona dhe lojtari gjatë kësaj periudhë do të vijojnë kontaktet ndërmjet tyre për të gjetur një akord personal mes palëve.

Problemi më i madh për Barcelonën në këtë pikë është konkurrenca për Kessie i cili kërkohet edhe nga PSG e Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb