Te Milan mund të bëjnë një frymëmarrje lehtësuese pas frikës se Zltan Ibrahimovic mund të mbyllte përfundimisht sezonin dhe ndoshta edhe karrierën pas dëmtimit në seancën stërvitore të së hënës. Sulmuesi suedez u largua nga fusha, ndërsa dyshimet e para flisnin për një dëmtim në tendinat e Akilit. Por, testet e specializuara që Zlatan iu nënshtruar paraditen e së martës treguan se bëhet fjalë për një dëmtim muskular në pulpën e këmbës së djathtë.

Ibra
Ibra

Kjo diagnozë përjashton rrezikun për karrierën e sulmuesit. Në një njoftim zyrtar për mediat, klubi i Milan saktëson se “Ibrahimovic do të zhvillojë të tjera teste pas 10 ditësh, që do të përcaktojnë se kur mund të kthehet në fushën e lojës”. Deri atëherë, sipas mediave italiane ky dëmtim kërkon një periudhë rikuperimi deri në një muaj, por kjo kohë mund të jetë më e shkurtër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb